Lajme

Kurti pret në zyrë mitrovicasin që u zgjodh kryetar komune në Gjermani

By GAZETA SCANNER 1

November 27, 2024

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot në zyrë Arianit Besirin nga Mitrovica, i cili u zgjodh kryetar i komunës Morbach në Gjermani, shkruan Jepi zë.

Kurti ka treguar historinë e të riut mitrovicas, i cili nga një refugjat, u bë kryetar i zgjedhur nga qytetarët gjermanë.

Postimi i plotë i Kurtit:

Shqiptari nga Mitrovica, Arianit Besiri, ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani. Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat. Mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike.

Kur e kuptova që është në Kosovë, nuk kisha se si mos ta takoja e ta mirëprisja në kryeministri, për ta uruar dhe për ta siguruar për mbështetjen dhe bashkëpunimin.