Opinione

Kurti po e kthen hapjen e Urës së Ibrit në akt dramatik, për të fituar zgjedhjet

By GAZETA SCANNER 1

August 04, 2024

Nga Shenoll Muharremi

Albin Kurti e hapë Urën e Ibrit edhe i fiton zgjedhjet e ardhshme. Ai ka deklaru zyrtarisht që do e bëjë këtë, ndërsa intensivisht po i përgatitë militantët e vet dhe publikun rreth kësaj, që si duket ka me u kthy në aktin kryesor dhe më dramatik të zgjedhjeve të ardhshme dhe qeverisjes së VV-së.

Të gjitha dështimet në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe diplomaci ka me i kamulfu me këtë aktin e Urës së Ibrit & Liqenit të Ujmanit.

Kundërshtimi i Ambasadorëve të QUINT-it vetëm e motivon atë me kry këtë veprim dhe i ndihmon më shumë, për shkak se ai po shiqon me gjetë mënyra si me u dukë sa më i fortë… si lider politik, se votuesi po e vlerëson tepër këtë. Ka vetëm një mënyrë me ndryshu ky epilog, duhet me i bashku forcat dhe ma garu bashkë në zgjedhje dy partitë më të mëdha opozitare që as që flasin mes vete, leremë me bashkëpunu dicka. Kjo është shumë e vështirë me ndodhë se LDK e PDK po duken shumë që janë kalkulantë… e në disa raste marrin edhe vendime egosite dhe me inate fëmijërore, pa strategji. Dy partitë përfitojnë tepër nëse bashkëpunojnë dhe kjo është e vetmja mënyrë me mposhtë LVV e Kurtit, por nuk e bëjnë, se nuk e kuptojnë si duhet strategjinë politike të partneriteteve.

Nëse kjo nuk bëhet, LVV se paku 35% do t’i fitojë dhe do zgjedh pastaj nëse ka dëshire me bë koalicion me PDK apo LDK… këto parti, nëse tash nuk bëjnë vendime të vështira por strategjike, do vazhdojnë me u shty me njëra tjetrën pas zgjedhjeve se cila me shku në shtrat me Kurtin. Megjithatë në secilën scenario ka një gjë të mirë dhe pozitive. LVV nuk do të qeverisë më vetëm. Ata do të kenë patjetër një partner të koalicionit dhe kjo është pozitive për demokracinë.

E nëse PDK dhe LDK bashkohen me mposhtë LVV, gjë që ka shumë pak gjasa shkaku i lidershipit të tyre, LVV do të mund të dalë në opozitë. Në secilin rast qytetari i Kosovës do të jetë në pozitë më të mirë por edhe qeveria dhe politikat publike do të jenë më funksionale