Lajme

Kurti: Pjesa e parë ishte e jona, e dyta e Kroacisë – ëndrra vazhdon

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas barazimit të Shqipërisë me Kroacinë.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “pjesa e parë ishte e Shqipërisë, ndërsa e dyta e Kroacisë”.

“Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.”

Postimi i plotë:

Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.

Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.

Ëndrra vazhdon!