Lajme

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë në Francë: Rezultat i punës së pashoq të kryemjeshtrit, Driton Kuka

By GAZETA SCANNER 1

November 05, 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas suksesit të ekipit të xhudos së Kosovës në Kampionatin Evropian që u mbajt në Montpellier të Francës.

Kurti tha se ekipi i Kosovës në xhudo, edhe kësaj radhe, si çdo herë tjetër, shkëlqeu, ku Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë, ndërsa Nora, Laura dhe Akili medalje të bronzta.

“Me rezultatet e këtij Evropiani bëhen 11 vite me radhë që Kosova siguron medalje në Kampionatin Evropian të Xhudos, ndërsa numri total i medaljeve në Evropian bëhet 21”.

“Këto statistika nuk janë të rastësishme por janë rezultat i punës së pandalshme dhe përkushtimit të pashoq të Kryemjeshtrit të Xhudos, Driton Kuka. Me të në krye të ekipit dhe Majlindën pas tij, Kosova mbetet shteti konkurrues i tërë botës për Lojërat Olimpike 2024”, tha Kurti.

Ai, më tej falënderoi xhudistët kosovarë për emocionet dhe krenarinë që po ia shtojnë Kosovës.