Lajme

Kurti për statutin e Kishës Serbe: Nuk ka vend për brengë, u thashë liderëve serbë ju nuk jeni patriarkë

By GAZETA SCANNER 1

March 22, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për nenin që flet për statutin e Kishave Serbe në Planin Evropian. Ai ka thënë se nuk ka vend për brengosje ka ky ligj, pasi që vetëm do të formalizohet statuti i Kishave Serbe me ligj të Kosovës.

“Nuk ka vend për brengë pasi këtu thotë formalizim statuti. Pra atë që e ke. Me këtë ligj që e ke e formalizon. Kemi ligjin për qendrën historike të Prizrenit, për liri fetare. Të gjitha janë të thella”, tha ai në RTK.

Ai tregon edhe se çfarë iu tha drejtuesve serbë në dialog lidhur me këtë temë.

“U thashë drejtuesve të Serbisë. Ju nuk jeni patriark dhe patriariku nuk është president i shtetit pasi Serbia është shtet sekular dhe Republikë fetare sikur Irani. Për statusin flas me patriarkun Profilej. Kam ofruar dialog të drejtpërdrejt. Ajo që mu tha aty dhe thuhet për ditë është se ata nuk duan të takohen me mua. Mendoj se kjo nuk është e mençur për ta. Unë jam i vetmi kryeministër që ata nuk kanë takuar dhe kanë pranuar të takojnë”, përfundoi ai.