Lajme

Kurti për ndërhyrjen e NATO-s: Mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira

By GAZETA SCANNER 1

March 24, 2024

Kryeministri Albin Kurti, në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, u shpreh mirënjohës ndaj liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira në këtë ngjarje.

“25 vjet më parë, NATO filloi fushatën e saj të bombardimeve ajrore, një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori, e cila ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit”.

“Ne u jemi gjithmonë mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira, të cilët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin”, ka shkruar Kurti në X.