Lajme

Kurti pas sulmit në Ankara: Ta luftojmë bashkë terrorizmin

By GAZETA SCANNER 1

October 24, 2024

Të mërkurën në Ankara ndodhi një sulm, i cili u cilësua terrorist nga institucionet atje.

Pesë persona u vranë, dhe mbi 20 mbetën të plagosur, kurse edhe dy prej sulmuesve u “neutralizuan”.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili e ka dënuar “fuqishëm sulmin terrorist ndaj selisë së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSASh) dje në Ankara”.

“Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet e mia popullit të Turqisë dhe familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë”.

“Le të qëndrojmë dhe të punojmë së bashku për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të paqes, sigurisë dhe sundimit të ligjit”, shkroi Kurti.