Lajme

Kurti pas humbjes së kombëtares: Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi

By GAZETA SCANNER

September 07, 2024

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kurti përmes një postimi në Facebook, tha se Kosova pati mbrëmje të vështirë dhe një fillim që nuk ishte i dëshiruar.

Megjithëse, i pari i qeverisë u shpreh se ishin “dardanët” ata që ngritën shpesh në këmbë popullin e Kosovës, me golat e tyre.

“Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë”, tha tutje Kurti.

“Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi. Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë!”, shkroi shefi i ekzekutivit.