Ballina

Kurti: Opozita s’mund t’i shtyjë zgjedhjet pafundësisht

By GAZETA SCANNER 1

June 17, 2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në lidhje me zgjedhjet parlamentare në vend. Fjalimin e tij Kurti e mbajti në kuadër të tubimit të strukturave të VV-së, në 19 vjetorin e themelimit.

Kurti, s’la pa e tallur opozitën, të cilët s’gjetën rrugën e përbashkët për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohëshmë.

Tashmë jemi në vitin e fundit të qeverisjes. Zgjedhje do të kemi. Opozita s’mund t’i shtyjë zgjedhjet pafundësisht. Më lejoni ta marr një shembull nga futbolli. Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm të futbollit, përshembull Ballkani i Suharekës. Le ta fitoj Lëvizja Vetëvendosje edhe kampionatin edhe kupën. Jemi të gatshëm dhe të përshtatshëm, për lojë ekipore dhe shkëlqim individual.” – ka thënë Kurti.