Ballina

Kurti nuk e dëgjon ShBA-në: S’mund ta kthejmë pas vendimin për dinarin – nuk duam ta ndëshkojmë askënd

By GAZETA SCANNER 1

February 12, 2024

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se i qëndron prapa rregullores së ri të Bankës Qendrore të Kosovës për zbatimin e euros si monedhë e vetme e vendit.

Kurti tha se qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në Bankën Qendrore të pavarur në zbatimin e rregullores, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt.

Duke folur në një intervistë për Bloomberg në Londër, shefi i ekzekutivit kosovar përsëriti se serbëve etnikë do t’iu jepet kohë për t’u përshtatur.

“Ne nuk mund ta kthejmë këtë vendim”, tha Kurti të hënën. “Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – ne nuk duam ta ndëshkojmë askënd”, shtoi ai.