Ballina

Kurti nuk do ta kërkojë zëvendësimin e Lajçak: Ai t’i japë llogari BE-së

By GAZETA SCANNER 1

September 18, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në një konferencë për media, ka folur për takimin e 14 shtatorit në Bruksel.

Ai nga gazetarët u pyet nëse do të kërkojë nga Bashkimi Evropian zëvendësimin e Lajçakut në procesin e dialogut.

Emisari evropian Lajçak atyrisht që nuk më jep mua llogari si kryeministër i Kosovës, por ai duhet t’i japë llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, parlamentit evropian dhe unë besoj se ajo çfarë kam thënë ditëve të fundit e në veçanti sot është më se e mjaftueshme për këtë llogaridhënie të tij atje”, tha ai.