Lajmest-slider

Kurti njofton ambasadorin e Italisë për negociatat me LDK-në

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovës, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim, ata kanë biseduar për rëndësinë e avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

Po ashtu në këtë takim, ata kanë është biseduar për përvojat e Italisë në forcimin e saj ligjor e demokratik dhe ndihmën e mbështetjen që mund ta jap ky vend për shtetndërtimin e Kosovës.

Kurti e Sardi kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, me theks të arritjet dhe sfidat drejt koalicionit qeverisës midis LV-së dhe LDK-së.

“Kryetari Kurti e falënderoi ambasadorin Sardi për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve duke i dëshiruar punë të mbarë në angazhimet e tjera të tij. Me ambasadorin e ardhshëm, urojmë që të vazhdojë puna dhe takimet e përbashkëta me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore”, ka njoftuar Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate për media.