Lajme

Kurti niset për Gjermani: Do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate

By GAZETA SCANNER 1

December 08, 2023

Shefi i Qeverisë ka udhëtuar për në Gjermani gjatë ditës së sotme.

Kështu bëjnë të ditur nga kryeministria, dhe po ashtu me Kurtin është edhe ministri i Kulturës Hajrullah Çeku.

Ata do të marrin pjesë në Kongresin e partisë së kancelarit Olaf Scholz.

Po ashtu ata do të takojnë edhe pjestarë të mërgatës që jeton në shtetin gjerman.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë.

Atje kryeministri Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.

Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës sonë në Gjermani.