Ballina

Kurti: Nëse dikush priste që të bëhesha kryeministër e të mos luftoja krimin në veri, nuk më paska njohur vërtetë

By GAZETA SCANNER 1

October 22, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me situatën në veri të vendit.

Ai në një intervistë për Euractiv ka thënë se nëse dikush priste që të bëhesha kryeministër e të mos luftoja krimin në veri, nuk më paska njohur vërtetë.

”Unë po luftoj krimin që rrënon zonat veriore të Serbisë dhe tashmë kemi mbyllur 18 rrugë ilegale nga Kosova për në Serbi.Nëse dikush priste që unë të bëhesha kryeministër dhe që ato rrugë të paligjshme do të vazhdonin, atëherë ata nuk më njihnin vërtet”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se është e rëndësishme që bashkëpunimi ndërmjet vendeve të BE-së dhe Serbisë të mos vijë në kurriz të demokracisë në vend apo të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.