Ballina

“Kurti në vend që të merret me Banjskën, merret me Thaçin”

By GAZETA SCANNER 1

November 14, 2023

Analisti Dardan Gashi, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit është “i tmerrshëm”.

“Është një dallim mes procesit të 2013-ës dhe procesit tash në shumë mënyra sepse ky zotëriu (kryeministri Albin Kurti) ka ardhur në pushtet për të parandaluar fiks këtë (Asociacionin)”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, ka një dallim të madh në këtë çështje. “Kur ka dalë në fushatë dhe ka mbledhë vota ka thënë se unë këtë…Ka një dallim të madh prej njerëzve që kanë menduar se kjo është një zgjatje e Ahtisarit dhe kur të bëjnë këtë Serbia obligohet të njohë Kosovën dhe Kosova e përmbyllë procesin e shtetësisë, kjo ka qenë logjika atëherë, Albin Kurti e ka përdorur një logjikë tjetër, të vij në pushtet dhe pastaj bëj çfarë dua”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se kryeministri Albin Kurti gjatë kohës kur ishte në Vjenë, në vend që të fliste pӕr sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ai ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Në vend që të merret me diqka tjetër, me Banjskën ose me diqka më të rëndësishme, ky (Kurti) merret me Hashim Thaçin me idenë se si ky e shpëtuar ndarjen, a në realitet ky e ka kryerë ndarjen”, ka thënë tutje ai në Dukagjin.