9.6 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Kurti: Ne ua kemi dhënë nga 100 euro, sepse as gjysma e kontribudhënësve s’mund t’i tërheqin as ato para

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar edhe një herë se Qeveria është kundër ndryshimit në projektligjin për tërheqjen e mjeteve pensionale.

Kurtit theksoi se  kriza energjetike dhe implikimet për tregjet ndërkombëtare nga lufta në Ukrainë, shtriu ndikimin edhe në Kosovë.

Ndikimi më i madh sipas tij është ngritja e çmimeve për një sërë artikujsh, si për produkte ushqimore, shërbime transporti, por edhe energji.

“Kësaj më pas i ka ndihmuar edhe manipulimi me çmime nga një kategori e papërgjegjshme që kanë ngritur çmimet edhe në ato që s’janë prekur nga këto ndikime.Qeveria e Kosovës iu është përgjigjur këtyre zhvillimeve e që të ndihmojnë amviserinë dhe bizneset për të ndihmuar rritjen e kostos së jetës.Duke u nisur nga kjo se ka vështirësi për përballimin e jetesës në vitin 2022, ka qenë edhe përgjigja jonë nga të hyrat”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Kurti përmendi disa nga masat që Qeveria ka vendosur në mënyrë që sipas tij të ndihmojë qytetarët në këtë krizë.

“Tek rasti i energjisë kemi vendosur që koston shtesë të energjisë ta mbulojmë përmes subvencionimit të amvisërive,  tek ushqimet dhe transporti përgjigja jonë është dizajnuar në varësi të ndikimit.Një kategori që besojmë se është goditur më së shumti janë përfitues e ndihmave sociale që janë 6% e popullsisë e besojmë se problemi i kësaj kategorie nuk zgjidhet duke rrënuar sistemin pensional. Për këtë kemi ndarë mbi 6 milionë euro. As gjysma e kontributdhënsve s’do ti tërhiqnin as 100 euro e ne ua kemi dhënë ato. Pra cili është kuptimi, përpos veçse rrënimi.Kam qenë kritik i Fondit Monetar, por s’është se ata e kanë keq gjithmonë”, shtoi ai.

“Por kur edhe FMN-ja thotë se është keq, dijeni se është shumë keq dhe është shumë gabim që këta 10% që do të ishin përfituesit kryesor të një skeme për rrënimin e fondit pensional të vendit të udhëheqësin iniciativa të tilla.Janë këta që kanë sjellur këtë iniciativë në Kuvend, e që po manipulojnë opinionin. Po manipulojnë me konceptin e varfërisë ku nuk bëjnë pjesë vetë, e për të arritur qëllimet e tyre.”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit