10.1 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Kurti në takim me Bordin e ShSKUK, diskutojnë për gjashtë tema kapitale 

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, është takuar me Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku është diskutuar për vështirësitë dhe sfidat në sistemin shëndetësor


Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, priti në takim Ministrin e Shëndetësisë, z.Rifat Latifi, Zëvendësministren e Shëndetësisë, znj.Dafina Gexha-Bunjaku dhe Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku diskutuan për vështirësitë e sfidat në sistemin shëndetësor.

Në një takim të gjatë u shqyrtuan këto gjashtë tema kapitale:

1)      Ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë.

2)      Sistemi Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore.

3)      Reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e ShSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor.

4)      Raporti i sektorit publik të shëndetësisë, si shërbim e kujdes profesional me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit, si vatër e kërkimit, hulumtimit dhe studimit shkencor.

5)      Nevoja për Spitalin rajonal të Prishtinës.

6)      Raporti i MSh-së dhe ShSKUK-së me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve.

Kryeministri shprehu zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar për këtë fushë tejet të rëndësishme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit