Lajme

Kurti: Ne qëndrojmë krenarë, përkundër sfidave shteti ynë po zhvillohet

By GAZETA SCANNER 1

February 17, 2024

Qeveria ka mbajtur mbledhje festive për nderë të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Nga aty, kryeministri Albin Kurti, tha se Kosova do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve pa dallim, ndërsa kërkoi më shumë angazhim për siç tha idealin dhe programin qeverisës.

“Ne qëndrojmë krenar sepse përkundër sfidave shteti jonë po zhvillohet. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe i pandashëm. Ashtu sikurse u shpallë 16 vjet më parë, Kosova është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve pa dallim, andaj ne urojmë jo vetëm shqiptarët por të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha Kurti.

“Sot është ditë feste por çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealin dhe programin tonë qeverisës. Të angazhohemi dhe të përkushtohemi përditë që të marrim forcë nga paraardhësit tanë e duke u frymëzuar  nga brezat e rinj të lirisë”, u shpreh ai.

Tutje, Kurti tha se shteti po zhvillohet përkundër sfidave.

“Pas luftës shkatërruese 1998-1999, në rindërtuam shtëpitë tanë. Me mbështetjen nga aleatët tanë ndërkombëtarë, ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuese në paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale e solidaritetin, i ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror. Një çerek shekulli pas luftës, Republika jonë qëndron e fortë. Ne qëndrojmë krenarë sepse përkundër sfidave, shteti ynë po zhvillohet”, tha Kurti.

Kurti uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë, derisa tha se Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim

“Ashtu sikurse ditën kur u shpall, 16 vite më parë, ashtu edhe sot si dhe çdo ditë më tej, Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Andaj sot festojmë e urojmë e përgëzojmë jo vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet joshumicë në Republikën tonë, serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, por edhe malazëzët, kroatët etj”, shtoi Kurti. /EO