Kryeministri Albin Kurti sot po qëndron për një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.
Shefi i Ekzekutivit kosovar në Shkup do të ketë takim bilateral me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristjan Mickoski.
Takimi midis dy kryeministrave është planifikuar të mbahet nga ora 10:00 deri në orën 10:30, njofton Klankosova.tv.
Më pas nga ora 11:00 do të mbahet takim bilateral ku pos Kurtit dhe Mickoskit, do të marrin pjesë edhe delegacione qeveritare nga të dyja shtetet.
Pas takimeve pritet që të mbahet edhe konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave.