Ballina

Kurti, ndërkombëtarëve: Dënojeni agresionin e Serbisë, rrëmbyen policët tanë

By GAZETA SCANNER 1

June 18, 2023

Duke folur nga Ferizaji në rastin e inaugurimit të një salle sportive, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “po bëjmë gjithçka” për lirimin e tre policëve kufitarë të cilët janë rrëmbyer më 14 qershor nga njësitet speciale serbe të mërkuren, për të cilin rast autoritetet e shtetit thonë se është “kidnapim”,“rrëmbim” dhe “agresion” ndërsa ndërkombëtarët – ndonëse kanë kërkuar lirimin pa kushte dhe të menjëherëshëm të tyre – e kanë quajtur vetëm “arrestim”; ShBA e ka lënë të hapur mundësinë që ka mundur të ketë qenë “rrëmbim” brenda territorit të Kosovës.

Kurti tha se po bëhet ç’është e mundur për lirimin e tre policëve, të cilëve shteti serb ua ka caktuar masën 30 ditore të paraburgim nën akuza të rrema për “posedim të paligjshëm të armëve”. Kryeministri kosovar ftoi faktorin ndërkombëtar “të dënojë agresionin e Serbisë më 14 qershor kur njësitet e tyre speciale ushtarake e policore rrëmbyen policët tanë”.

Në bazë të lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori ynë Jetish Jashari, shef i Zyrës ndërlidhëse në Beograd, do të arrijë t’i vizitojë tre policët tanë”, shtoi Kurti.