Lajme

Kurti me “zbulim epokal”: Rusia dëshiron kolapsimin e ShBA-së, Kina dëshiron të bëhet ShBA

By GAZETA SCANNER 1

November 11, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në ditën e dytë të Forumit të Paqes në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”.

Në pjesëmarrjen e tij në këtë forum, ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve, ku ka thënë se Kina dhe Rusia kanë disa ngjashmëri dhe disa dallime.

Duke i krahasuar këto dy shtete, Kurti ka thënë se Rusia dëshiron të shoh ShBA-në të kolapsojë, ndërsa Kina dëshiron të bëhet ShBA.

“Rusia dhe Kina kanë disa ngjashmëri, por edhe disa dallime. E dini, Rusia dëshiron të shoh ShBA-në të kolapsojë, ndërsa Kina dëshiron të bëhet ShBA.” – tha ai.