Lajme

Kurti mbrëmë bëri iftar me qytetarë në kuzhinën popullore “Dera e Mëshirës”

By GAZETA SCANNER 1

April 01, 2024

Iftarin e mbrëmshëm, kryeministri Albin Kurti e priti bashkë me qytetarë në kuzhinën humanitare “Dera e Mëshirës”, në Komunën e Pejës, kuzhinë kjo e cila shërben ushqim dhe shujta të ngrohta për mbi 250 persona apo rreth 39 familje në 6 ditë të javës.

I shoqëruar nga Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi dhe deputetja Fatmire Kollçaku, kryeministri tha se kishte kënaqësinë që të ishin aty bashkë për të ndarë këtë moment së bashku dhe për të përcjellë porosinë e ndihmës për njëri – tjetrin, solidaritetit e tolerancës.

19 kuzhinat popullore të cilat shërbejnë ushqime dhe shujta të ngrohta për qytetarët janë mbështetur nga Qeveria përmes masës 3.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Qeveria do ta ketë qytetarin gjithmonë prioritet duke iu qëndruar afër dhe punuar për të gjithë që pa dallim të ketë mirëqenie dhe zhvillim.

Pas iftarit, kryeministri bëri edhe një shënim në kuzhinën humanitare, duke shprehur falënderimin e tij për mikpritjen e përzemërt sonte ndaj përfaqësuesit të shoqatës, Ferdi Xhaferi dhe gjithë familjes së tij.

“Falënderoj Derën e Mëshirës, në Pejë për mikpritjen e përzemërt sonte për iftar dhe për kontributin që japin: 38 familje përditë marrin ushqim dhe 250 anëtarë të tyre gjithsej. Falënderoj Ferdin dhe familjen e tij të mrekullueshme Xhaferi”, thuhet në njoftimin e kryeministrit.