Ballina

Kurti krekoset për Ligjin e rritjes së pagës minimale, asnjë fjalë për veteranët

By GAZETA SCANNER 1

June 14, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për miratimin në parim të Projektligjit për rritjen e pagës minimale në vend.

Kurti në postimin e tij ka thënë se 380 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga ky ligj.

Sidoqoftë, Kurti nuk ka thënë asgjë për veteranët e UÇK-së, të cilët janë përjashtuar nga rritja e pensioneve të tyre.

Ai është krekosur se tani më shumë se çdoherë po rritet paga minimale në Kosovë.

“Lajm i mirë për qytetarët që sot Kuvendi i Republikës miratoi në lexim të parë të ligjin për rritjen e pagës minimale në 264 euro dhe lirimin nga tatimi i të ardhurave deri në pagën minimale. Mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat, përfitojnë rritje mbi 100%, respektivisht mbi 50% të pagës së tyre mujore, ndërkaq plotë 380 mijë punëtorë të sektorit privat dhe publikë përfitojnë prej lirimit nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale. Përveç se po e rrisim pagën minimale për herë të parë pas 11 vitesh, po rrisim atë më shumë se çdoherë tjetër më parë. Ndërkaq pragun e shkallës tatimore po e zhvendosim nga 80 euro në 250 euro”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, veteranët kanë organizuar protestë për të enjten në lidhje me këtë vendim të Kuvendit.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për qytetarët që sot Kuvendi i Republikës miratoi në lexim të parë ligjin për rritjen e pagës minimale në 264 euro dhe lirimin nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale. Mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat përfitojnë rritje mbi 100%, respektivisht mbi 50% të pagës së tyre mujore, ndërkaq plot 380 mijë punëtorë të sektorit privat dhe publik përfitojnë prej lirimit nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale. Përveç se po e rrisim pagën minimale për herë të parë pas 11 vitesh, po e rrisim atë më shumë se çdoherë tjetër më parë. Ndërkaq pragun e shkallës tatimore po e zhvendosim nga 80 euro në 250 euro.

Gjithashtu, u uroj punë të mbarë anëtarëve të sapozgjedhur të Komisionit për Autoritetin e Konkurrencës, që për herë të parë udhëhiqet nga një grua. Ky institucion ka rëndësi të madhe në mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në vend. Rëndësia e tij rritet edhe më shumë tani që po përballemi me një periudhë inflacioni.

E nga sot, me miratimin e Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës, për herë të parë këtij provimi do të mund t’i nënshtrohen edhe kandidatë nga trojet tjera shqiptare, duke përfshirë ata nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.