Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë edhe njëherë thirrje që Kosova të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE pa vonesë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’.
Po ashtu Kurti në postim në rrjetin social “X” vuri në dukje se vota e Këshillit të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës është një moment historik.
A historic moment as @EUCouncil voted to open accession talks w/ 🇺🇦 & 🇦🇩. 🇪🇺 enlargement—incl. the WB6—is the best way to bolster peace & security across the continent. As one of the most democratic & pro-EU states in the region, 🇽🇰 should be granted candidate status w/o delay.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 15, 2023