Lajme

“Kurti ka dëgjuar më shumë Londrën se Uashingtonin për Asociacionin”

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Ish-diplomati Tomor Avdia, ka thënë se refuzimi që ka bërë Kurti për mos dërgimin e draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese ka ardhur se atij i ka thënë “dikush nga akterët e fuqive të mëdha”.

Avdia këtu ka përmendur Londrën, që sipas tij zyrtarë dhe diplomat nga Mbretëria e Bashkuar nuk ka kërkuar hartimin e një drafti siç ka bërë SHBA.

Sipas tij, Kurti për këtë gjë ka dëgjuar më shumë Londrën se sa Uashingtonin.

“Londra është aktorë i fuqishëm dhe vendimmarrës dhe unë kam vërejt se gjatë këtyre tri viteve, asnjë diplomat, përfaqësues i MBK nuk ka kërkuar dhe s’ka thënë miratojeni, shkruajeni ose dërgojeni në draftstatut. Mu më duket se në këtë rast kryeministri Kurti ka dëgjuar më shumë Londrën se sa Uashingtonin, por ka ruajtur disa raporte”, ka thënë ai në emisionin “ Këndi i Debatit” në Tëvë 1.