Ballina

Kurti: I vetmi nen që ka problem, është pika 10 e marrëveshjes

By GAZETA SCANNER 1

March 02, 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti derisa ka folur për takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ka thënë se ka vetëm një problem në lidhje me planin evropian.

Ai ka thënë se ekziston vetëm një problem me nenin 10 të marrëveshjes, që sipas tij, duhet të diskutohet.

“Unë e kam pranuar një thes me marrëveshje. Kur thuhet se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet, në marrëvehsjen bazë, lexojeni deri në fund, se nuk thotë ashtu”, ka thënë Kurti.

Kurti ndër të tjera ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë me takime, edhe në takimin e ardhshëm në Ohër.