Ballina

Kurti i përgjigjet Lajçakut: Meqë drafti qenka çështje e brendshme, mund ta shkruaj një me Rashiqin e Krasniqin

By GAZETA SCANNER 1

December 22, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar kërkesat e Qeverisë së tij për bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë që të arrihet normalizim i marrëdhënive me Serbinë, të cilën Kurti e akuzon për shkelje të zotimeve të dala nga Brukseli e Ohri dhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Kurti ka thënë se për Qeverinë e Kosovës prioritet absolut në vitin 2024, është siguria për Kosovën, integriteti territorial i shtetit dhe jeta e mirëqenia e qytetarëve pa dallim.

Ai i është përgjigjur ndërmjetësit evropian, Miroslav Lajçak, i cili dje tha se statuti i Asociacionit është një dokument i brendshëm dhe nënshkrimi i Serbisë, për të cilin kryeministri Kurti po ngulmon, nuk është i domosdoshëm.

Kurti ka thënë se vitin e ardhshëm ai  vetë mund të të shkruajë një draft modern evropian të statutit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Draft statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia (andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiq). Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal)”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në shtatë pikat e tij, Kurti ka kërkuar sanksionimin e Serbisë për aktin terrorist të 24 shtatorit dhe për zotimin për të mos e zbatuar Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

“Marrëveshja Bazike (me Aneksin e Zbatimit) për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund të nënshkruhej në Samitin e Këshillit Evropian që mbahet në datat 21 e 22 mars 2024.

7) Besoj që Brukseli dhe emisari evropian Lajçak do të merren shumë më tepër me Presidentin e Serbisë Vuçiq që i vodhi zgjedhjet në Serbi me ndihmën e Dodikut, Mandiqit e Radoiçiqit (sidomos në Beograd) dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023 (përmes letrës së Kryeministres Ana Bërnabiq), në vend se të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike”, ka shkruar Kurrti.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=909717593855302&id=100044512086347&mibextid=Nif5oz