Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së kombëtares së Kosovës kundër Lituanisë.
Ai ka bërë me dije se djemtë e Kosovës në futboll e përmbyllen këtë cikël me fitore.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar se mbrëmë lojtarët e Kosovës e kanë kënaqur me lojën e bukur.
“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përbyllën këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!”, ka shkruar Kurti.