Lajme

Kurti fton qytetarët që të aplikojnë me nominime për “Çmimet e Vullnetarizmit”

By GAZETA SCANNER

September 08, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shfrytëzuar të dielën që të ftojë qytetarët e vendit që të aplikojnë për Çmimin e Vullnetarizmit.

Kurti ka thënë se shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për të avancuar shoqërinë.

“Shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë tonë. Këto kontribute e meritojnë të promovohen dhe falënderohen. Çmimet e Vullnetarizmit në Kosovë janë një hap në këtë drejtim. Ju bëj thirrje të gjithë juve qytetarë të nderuar që të nominoni të rinjtë, komunat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që janë angazhuar ose e kanë përkrahur vullnetarizmin në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook