Lajme

Kurti ftoi në darkë opozitën, Kajtazi: Mos u bëni pjesë e manipulimit shkatërrues të këtij vendi

By GAZETA SCANNER 1

May 11, 2024

Analisti Vehbi Kajtazi ka reaguar pasi që kryeministri Albin Kurti i ka dërguar ftesë liderëve të opozitës për një darkë pune.

Kajtazi i ka bërë thirrje opozitës që të mos ia plotësojnë egon Kurtit, dhe të mos bëhen pjesë e manipulimit shkatërrues të këtij vendi.

“Mos ia plotesoni egon dhe mos u beni pjese e manipulimit shkaterrues te ketij vendi. Ai nuk ju ka thirrur kurre per tema qe ketij vendi i kishin dhene udhedrejtim. Temat koti t’i mbaje per vete si kjo per sezonin pranverore te kuvendit. I ka votat, e nuk ua ka nevojen juve. Veç kujtojeni rastin kur asnje amandament te opozites nuk e perfshiu ne Buxhetin e ketij viti. Le te darkoje dhe te koordinohet me Mimozen, Dimalin e Armendin. Mbase edhe me Millanin siç bente para nje viti.” – ka shkruar Kajtazi.