Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një intervistë për Financial Times për Veriun, Dialogun e raportet me aleatët.
Duke folur për çështjen e Urës së Ibrit që vazhdon të jetë e mbyllur dhe për qëndrimin e aleatëve për përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për hapjen e saj, Kurti ka thënë se Kosova do një urë normale, dhe një urë normale është kur ajo është e hapur.
“Ne dëshirojmë një urë normale. Një urë normale është një urë e hapur, të vetmit që kënaqen me një urë të mbyllur janë ata që vazhdojnë të ëndërrojnë për ndarjen e Kosovës”, ka thënë Kurti për Financial Times, transmeton Express
Tutje ai ka shtuar se Evropa ka rrëzuar mure dhe se nuk është në rregull që të insistohet në mbajtjen e urës së Ibrit të mbyllur.
“Evropa ka rrëzuar mure. Nuk është në rregull që të insistohet në një urë të mbyllur”, ka thënë Kurti për FT.