Lajme

Kurti: Është koha për hapa të mëdhenj, dakordimi i djeshëm hap rrugën për bisedime intensive

By GAZETA SCANNER 1

November 24, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tani nuk është koha për ambicie të vogla, porse është koha për hapa të mëdhenj

Kështu ka deklaruar Kurti në Twitter, ku ka shtuar se dakordimi i djeshme hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

I pari i qeverisë ka shtuar se ky normalizim bëhet bazuar në Propozimin e Bashkimit Evropian të mbështetur nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.

Kryeministri pos këtyre ka falënderuar edhe ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e këtij të fundit.

“Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Dakordimi i djeshme hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja. Falënderojmë ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Hovenier për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij”, ka thënë Kurti.

No time for small ambitions, it’s time for big steps. Yesterday's accordance paves the way for intensive talks on the full normalization of relations w/ Serbia based on the EU's Proposal supported by 🇫🇷, 🇩🇪&🇺🇸. Thankful to @USAmbKosovo Hovenier for his role, support & dedication.

— Albin Kurti (@albinkurti) November 24, 2022