Lajme

“Kurti erdhi në pushtet për kauzen per Astrit Deharin, nuk e zbardhi asnjëherë”, Haki Abazi shpërthen ndaj kryeministrit

By GAZETA SCANNER 1

September 09, 2024

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ai në “Pressing” të T7, të hënën, ka thënë se Kurti për katër vjet nuk bëri asgjë për rastin e Astrit Deharit.

Abazi tha se “qytetarët nuk i votuan që do ta bëjnë Kosovën si Zvicrën”, por votuan për drejtësi – gjë që thotë nuk u bë.

“Mendoj që jam në shërbim të vendit e kombit tim, për atë kam mëndu bashkë më mijëra votues të ish-LDK, që kanë besu që shkuarja e Vjosa Osmanit, Haki Abazit, etj është një shkëputje edhe tronditje për një reformim partive tjera, si LDK-ja, PDK-ja, sepse ishte stërkequr me lojën e tyre të korrupsionit e krimit të organizuar”.

“Kurti e tradhtoi atë shpresë, ia paft hajrin e gjykon populli. Unë kërkoj falje për secilin votues timin që ka votu për mua me idenë që kemi me luftu për drejtësi, zbardhjen e krimit politik, për anëtarësim Kosovës në institucione për jetë me prosperitet, për gjyqësor që ka me funksioni. E jo që kemi me bë Kosovën Zvicër brenda natës, por asnjërën prej tyre. Qoftë edhe justifikimin për Astrit Deharin, që është kauza mbi cilën Albini ka ardhur pushtet e për 4 veta, me krejt policinë hetuese në dorë nuk ka bërë as hapin e parë për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit”, ka thënë Abazi.