Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është deklaruar pas pranimit të propozimit evropian nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Ai thotë se ky është një hap me rëndësi jetike për stabilitetin e mbarë rajonit.
Postimi i plotë:
Nuk mund të cilësohet ndryshe përveç se një hap me rëndësi jetike për stabilitetin e mbarë rajonit , dakordimi i dyanshëm rreth përmbajtjes së propozimit franko – gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përgëzoj palët për largpamësinë dhe racionalitetin e treguar përtej dallimeve dhe impaktin e jashtëzakonshëm konstruktiv të 🇺🇸 dhe 🇪🇺 për ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor. Është koha të mbyllim armiqësitë dhe së bashku të hapërojmë drejt Europës dhe të shkruajmë kapitullin e ri të progresit.
Shkupi do të mirëpresë krahëhapur më 18 mars liderët e të dyja vendeve dhe vazhdimin e dialogut deri në finalizimin e tij me epilog njohjen e ndërsjelltë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=753424859480368&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz