Lajme

Kurti e Plenkoviq takohen gjatë ndeshjes Shqipëri-Kroaci

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Kryeministri i Kosovës Albi Kurti është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe me deputetin e Bundestagut gjerman, Niels Annes, dhe kryetarin e Bashkisë së Hamburgut, Tschen Pe.

Kryeministri Kurti, përmes platformës ‘X’ bëri të ditur takimin e tij me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq. Në takimin e tyre ishin edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Niels Annen, si dhe kryebashkiaku i Hamburgut Tchen Pe.

Kurti u shpreh se sporti dhe marrëdhëniet ndërkombëtare janë në maksimumin tyre.

“Në qytetin historik të Hamburgut, në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes së sotme të futbollit, e cila përfundoi me rezultat miqësor, pata një takim edhe më miqësor me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, deputeti i Bundestagut, Niels Annen,  dhe TschenPe, kryetar bashkie.  Sporti dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në maksimumin e tyre”, ka shkruar Kurti.