Ballina

Kurti: E njohim Serbinë më mirë se ShBA’ja, kur na kërkojnë diçka që e kemi dëgjuar më herët nga Beogradi duhet të kemi kujdes

By GAZETA SCANNER 1

March 19, 2024

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e njeh më mirë Serbinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kur është pyetur se “pse SHBA-ja e sheh presidenten Osmani si garantuese të vetme të bashkëpunimit?”, Kurti ka deklaruar se Kosova nuk mund ta ketë këndvështrimin karshi Beogradit identik me atë të Washingtonit, derisa ka shtuar se për kërkesat që vijnë e që më herët i kanë dëgjuar nga Beogradi, “duhet të kemi kujdes”.

“Por, kur na kërkojnë diçka, që ne e kemi dëgjuar më herët nga Beogradi, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë edhe ndërmjetëse, atëherë ne duhet të kemi kujdes. Serbinë ne e njohim më mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Populli shqiptar i Kosovës e njeh më mirë Serbinë se Uashingtoni. Dhe, Uashingtoni nuk e ka fqinje Serbinë. Ne e kemi fqinje Serbinë”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

“Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohje reciproke. Me ne mungon ajo gjë. Prandaj, nuk mund ta kemi ne këndvështrimin karshi Beogradit zyrtar identik me atë të Uashingtonit”, ka thënë tutje Kurti.