Lajmest-slider

Kurti e Mustafa në takim, provojnë arrtitjen e marrëveshjes

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa janë duke mbajtur një takim Kuvendin e Kosovës.

Ky takim është duke u zhvilluar me qellim të arritjes se marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive.

Burime të Gazetës SCANNER kanë bërë me dije se Kurti e Mustafa janë të shoqëruar edhe nga zyrtarë të partive të tyre.

Takimi Kurti-Mustafa vjen një ditë pas reagimeve nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada e ShBA-së dhe ajo Britanisë të Madhe, të cilat kanë kërkuar që sa më shpejt të formohet qeveria.

Ndryshe LDK-ja është duke insistuar që pjesë e marrëveshje me Vetëvendosjen të jetë edhe posti i presidentit.