Lajme

Kurti e liron nga detyra e këshilltarit Edison Beqirin

By GAZETA SCANNER 1

February 01, 2024

Kryeministri Albin Kurti, përmes një vendimi, ka liruar nga posti sot këshilltarin e tij nga komunitetet jo-shumicë Edison Beqiri.

Në vendimin të cilin e ka siguruar RTK nuk bëhen të ditura arsyet.

Por burime brenda Qeverisë bëjnë të ditur se Beqiri është liruar nga detyra pasi i njëjti është parë në një foto në ndërtesën në Dragash e cila dikur shërbente si komunë paralele.

Po ashtu, RTK mëson se ky vendim vjen edhe pasi i njëjti është verifikuar nga institucionet e sigurisë dhe inteligjencës.