Lajme

“Kurti e ka pranuar Asociacionin” Ramabaja e Haxhiu përplasen me fjalë të ashpra në studio

By GAZETA SCANNER 1

January 23, 2023

Një debat i ashpër në Pressing të T7 ka ndodhur në mes të gazetarit Baton Haxhiut dhe analistit, Sadri Ramabaja.

Kjo pasi Haxhiu deklaroi se “Kurti e ka pranuar Asociacionin, por problemin e ka si do ta emëroje”.

Pas kësaj deklarate, Ramabaja i tha Haxhiut se ti “po gënjen”.

“Kjo është gënjeshtër e kulluar”, tha Ramabaja.

Kjo më pas ngjalli reagimin e Haxhiut.

“Pëballë e ka një njeriu të gabueshëm, me mua thehesh te fjala jo te argumenti”, tha Haxhiu.

Haxhiu më pas tha se “nuk e çon më tutje debatin meqë ka përdorim të fjalës gënjeshtër”, tha Haxhiu teksa shtoi se kjo është turp.

“Unë me Batonin jam i mësuar se 35 vjet me përpjekjet e tij për të punuar prapaskena”, tha Ramabaja.

Haxhiu i tha atij se edhe drafin e planit frako-gjerman e ka quajtur gënjeshtër, por doli ashtu.

“As 50 për qind nuk është ashtu”, tha Ramabaj, teksa debati vazhdoi.