Lajme

Kurti e Haxhiu pjesë e tryezës për parandalimin e martesave të hershme

By GAZETA SCANNER 1

June 07, 2024

Kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu kanë qenë të pranishëm në një tryezë diskutimi ku u publikua Plani i veprimit i grupit ndërinstitucional për raportimin dhe parandalimin e martesave të hershme.

“Përveç prezantimit të planit, diskutuam për rëndësinë e angazhimit dhe bashkëpunimit institucional në raport me parandalimin e martesave të hershme, shkaqet e martesave të hershme, ndryshimet në draftin e Kodit civil që pamundësojnë lidhjen e martesës nën moshën 18-vjeçare, aspektin e edukimit, mirëqenien, rëndësinë e fushatave sensibilizuese dhe punën në terren.

Falenderova kryesuesen dhe anëtarët e grupit ndërinstitucional për punën e deritashme dhe shpreha vullnetin tim për bashkëpunim me qëllim të adresimit të sfidave dhe luftimin e fenomenit”, shkruan Ministra e Drejtësisë në njoftim.