Qeveria e vendit me një komunikatë për media ka njoftuar se nesër kryeministri Albin Kurti dhe vartësi i tij i parë, Besnik Bislimi do të mbajnë konferencë për media.
Kjo konferencë do të mbahet në ora 10:30 ne objektin e Qeverisë.
Ata nuk kanë treguar arësyen se përse është thirrë kjo konferencë.
Kujtojmë që të enjten dyshja qeveritare ishin në Bruksel, por nuk pranuan planin e BE për të ecur parpara me zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Madje kryenegociatori Borrell tha se për këtë do të informoj shtetet anëtare të bllokut europian.