Lajme

Gjoshi: Kurti dhe Osmani po e përfundojnë mandatin duke e sharë njëri-tjetrin, e pa i përmbushur premtimet.

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2024

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar fjalimin e presidentes Osmani, para deputetëve në Kuvend, ku hodhi kritika ndaj Albin Kurtit, shkruan Scanner.

“A ju kujtohet kur më 14 janar 2021, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nënshkruan bashkimin e tyre politik, duke u zotuar që do t’iu shërbejnë qytetarëve”, ka kujtuar Gjoshi.

Sipas tij, Kurti dhe Osmani po e përfundojnë mandatin duke e sharë njëri-tjetrin, e pa i përmbushur premtimet.

Postimi i plotë:

A ju kujtohet kur më 14 janar 2021, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nënshkruan bashkimin e tyre politik, duke u zotuar që do t’iu shërbejnë qytetarëve.

Por, sot pas katër vitesh, këto fjalë nuk kanë kurrfarë kuptimi, pasi ata e keqpërdorën besimin që morën.

Kurti dhe Osmani po e përfundojnë mandatin duke e sharë njëri-tjetrin, e pa i përmbushur premtimet.

Vetëm kur cenohen interesat e tyre personale, Kurti dhe Osmani mbajnë fjalime kundër njëri-tjetrit, siç bëri presidentja sot në deklarimin e saj vjetor në Kuvend.

Po shihet qartë se sa të paaftë janë udhëheqësit e shtetit, të cilët po luajnë me fatin e Kosovës dhe të ardhmen tonë.

9 shkurti po afron. Kosova duhet të kthehet në binarët e zhvillimit. Kosova mundet ma mirë.