9.4 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Kurti dhe Borrell, nga histori dashurie në një telenovelë turke

- Advertisement -

“Na ishte njëherë…”, kështu zakonisht fillojnë filmat me metrazh të shkurtër e kështu edhe po nisim shkruarjen e këtij artikulli i cili personazh kryesor ka kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte qenë mjaft kritik, për aq sa kishte qenë, ndaj kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe vetë BE-së. Jo vetëm për çështjen e dialogut, por edhe për atë të liberalizimit të vizave. Megjithatë, Borrellit i dilte në mbrojtje Albin Kurti gjatë vitit 2020, shkruan Periskopi.

“Kosova është shtet në kontinentin e Evropës, e nuk është atje në kufi me Meksikë. Thaçi më keq po flet për Borrellin, Lajçakun e Brukselin se sa për Daçiqin, Vuçiqin e Beogradin. Borrelli e Lajçaku nuk kanë kryer gjenocid në Kosovë,” – thoshte ai.

‘Lojërat’ kanë ndryshuar tani.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ftoi të hënën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të diskutuar në lidhje me targat. Në të njëjtën tavolinë ishte edhe emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak. Edhe pas 8 orësh takime nuk sjelli asnjë rezultat pozitiv për normalizim të marrëdhënieve.

Kështu bëri të ditur vetë Borrell i cili pas takimit deklaroi se ua ka bërë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, por sipas tij, këtë propozim e ka refuzuar Kurti.

“Mungesa e marrëveshjes sot nënkupton që ne duhet t’i bëjmë konkluzionet se si këto negociata po zhvillohen. Ne do t’i informojmë vendet anëtar, kolegët dhe partnerët tanë rreth sjelljeve të palëve dhe mungesën e respektit të palëve dhe më duhet ta them këtë posaçërisht për Kosovën. Unë e kuptoj se kjo përçon mesazh shume negativ politik”, tha Borrell.

Në anën tjetër kryeministri Kurti fajësoi Borrellin se hoqi dorë nga propozimi për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi.

“Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është Franko-Gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi…Unë jam i gatshëm që të vijë këtu të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë…Shpresoj që BE t’i rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh ai.
SHBA-të e marrin në dorë çështjen

Në orët e vona të natës, Ambasada amerikane në Prishtinë kërkoi nga Qeveria e Kosovës ta shtyjë për 48 orë dhënien e gjobave për qytetarët që vozisin automjetet me targat që Serbia ilegalisht i lëshon për rajone të Kosovës.

Kryeministri Kurti e pranoi këtë kërkesë.

“E falendëroj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për target ilegale KM (dhe të tjera). Jam I lumtur të punojë me SHBA-në dhe me BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kryeministri në Tëitter.

Edhe sot vazhduan kritikat e Kurtit ndaj Borrellit.

Të papërshtatshme e ka quajtur ditën e djeshme kryeministri Albin Kurti. Derisa foli për rëndësinë e leximit, para rinisë së Prizrenit ai tha se takimi i së hënës në Bruksel i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje me Serbinë nuk është i përshtatshëm për t’u përmendur.

Para gazetarëve atje, Kurti ka thënë se janë duke bërë përpjekje maksimale që të arrihet marrëveshja për targat ilegale dhe për zotimin e Serbisë që të përkushtohet drejt marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Megjithatë, Kurti theksoi se është i domosdoshëm korrigjimi i gabimit të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili, sipas tij, braktisi diskutimin për normalizim të marrëdhënieve dhe u fokusua vetëm te çështja e targave.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos ambasadori Jeffrey Hovenier është shumë i përkushtuar dhe angazhuar, unë e falënderoj për këtë, roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv dhe kreativ. Ai po bën përpjekjet maksimale, pra SHBA-ja, sidomos ambasadori. Ata janë në kontakt me Brukselin, që prej se përfundoi takimi i fundit, unë nuk kam komunikuar me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Jose Borrell, i cili me keqardhje, ritheksoi e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian, duke thënë le të kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat, ndonëse aty unë kam qenë dakord që faza e dytë e zbatimit të vendimit, jo vendimi i si i tillë, por faza e dytë të pezullohet në kërkim të një zgjidhje sa i përket normalizimit të plotë të marrëdhënieve, deri në marsin e vitit 2023. T’i japim shanse pa gjoba marrëveshjes, por jo vetëm për targa dhe ta flakim tutje çështjen e bisedimeve për marrëveshje përfundimtare…

Korrigjimi i gabimit të zotëri Borrell është i domosdoshëm, ai është gabim i madh që të braktiset biseda për normalizim të marrëdhënieve dhe liderët të flasin dhe dakordohen për targa, që dorën në zemër as ai në Serbi dhe unë në Kosovë nuk jemi më kompetent”, theksoi Kurti.

Sipas tij, institucionet kosovare bashkë me gjithë aleatët ndërkombëtarë janë të angazhuar që të arrihet një marrëveshje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit