Lajme

Kurti dhe ambasadori turk flasin për projekte të përbashkëta në disa fusha

By GAZETA SCANNER 1

February 20, 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Ambasadori Angili e uroi kryeministrin Kurti për 16-vjetorin e Pavarësisë duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Kryeministri Kurti e falënderoi Ambasadorin Angili për urimin, dhe në të njëjtën kohë për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në projektet e përbashkëta në fushën e ekonomisë, energjisë dhe kulturës, përfshirë edhe mundësitë për të rritur bashkëpunim tregtar përmes promovimit të bizneseve të të dy vendeve.