Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka dhënë informacione lidhur me rastin e përfshirjes së një kosovari i cili është në kërkim nga autoritete serbe si i dyshuar për vrasjen e një polici serb.
Bëhet fjalë për Artan Hajrizin, i cili dyshohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të mërkurën në mbrëmje, shkruan Gazeta Insajderi.
Kurti ka informuar se Policia e Kosovës është duke mbledhur informacione lidhur me rastin dhe sipas tij shpejt do të dalin më një reagim.
“Nuk kam diçka shtesë. Organet tona të sigurisë e të rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lut që në orët në vazhdim t’i përcjellni komunikatat dhe njoftimet nga Policia e Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Jashtme”, tha Kurti në një konferencë për media.