Lajme

Kurti darkë me baroneshën Ashton, ish-kryediplomaten e BE-së që kishte ndërmjetësuar marrëveshjen Kosovë -Serbi

By GAZETA SCANNER 1

September 16, 2023

Kryeministri Albin Kurti ka shtruar mbrëmë një darkë për ish-baroneshën Ashton.

Kurti njoftoi se me Ashton kanë folur për politikën dhe çështjet  evropiane dhe rajonale.

Tutje, Kurti tha se edhe pse ka kaluar kohë disa çështje janë ende të njëjta.

“Kam shtruar një darkë mbrëmë në periferi të Prishtinës për ish Baroneshën Ashton të HR/VP të BE-së, me të cilën kam diskutuar për politikën dhe çështjet evropiane dhe rajonale. Edhe pse rolet tona janë të ndryshme sot në krahasim me dhjetë vjet më parë, ne përballemi me shumë nga të njëjtat çështje”, ka thënë Kurti.

Në takimin e të enjtes në Bruksel, Kurti u tha ndërmjetësuesve të dialogut se në tryezë nuk e kanë më Baroneshën Ashton, Hashim Thaçin e Ivica Daçiqin.

.