Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë, se Kosova për herë të parë që prej çlirimit, do të ketë strategji për drejtësi tranzicionale.
Kreu i ekzekutivit ka theksuar se kjo është një hap përpara për të realizuar përpjekjet e tyre në adresimin e planeve.
“Për herë të parë që prej përfundimit të luftës, Kosova do të ketë strategji për drejtësi tranzicionale. Populli i Kosovës ka kaluar nëpër sfida të mëdha, ka përjetuar dhimbje e vuajtje ë pamatshme. Ky dokument është një hap përpara në përpjekjet për të adresuar plagët e së kaluarës. Miratimi i saj është hapi i parë, për zbatimin e saj kërkoj përkushtim, andaj shpreh mirënjohje për angazhimin në procesin e hartimit”, tha Kurti.
Me tutje, Kurti falënderoi aleatët e Kosovës që ndaluan okupimin serb të popullin të Kosovës gjatë viteve të 9o-ta.