Lajmest-slider

Kurti beson në marrëveshje me LDK

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë sot se marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në është e mundshme dhe e nevojshme.

Ai u tha gazetarëve, para fillimit të tryezës së diskutimit më temën “Dialogu shoqëror: Gratë për zhvillim”, se do të ketë takime me Isa Mustafën.

“Me siguri që do të ketë takime, marrëveshja është e mundshme, është e nevojshme, sepse qytetarëve u nevojitet ajo. Kur t’i kemi rezultatet konkrete do të mund të kemi se çka të themi”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti është lideri barra mbi të cilin bie ndërtimi i institucioneve, pasi partia e tij ka dalë fituese në zgjedhjet e tetorit, por pavarësisht deklarimeve se janë gati për një bashkëqeverisje me LDK, parti kjo që ka dalë e dyta në zgjedhet e 6 tetorit, deri më tani ende nuk ka diçka konkrete.

Kryetari i LDK, Isa Mustafa, dy ditë më parë, tha në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, se ju kanë ofruar VV edhe një ministri në këmbim të postit të Presidentit. Megjithatë, deri më tani nga VV nuk kanë pranuar një propozim të tillë./gazetaScanner/