Lajmest-slider

Kurti: Bashkëpunimi me Italinë do të jetë pjesë e agjendës qeveritare

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se pjesë e agjendës së qeverisë që pritet të drejtohet nga ai, do të jetë thellimi i bashkëpunimit me Italinë.


“Pasdite në Romë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, takova Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkimin Evropian, z. Vincenzo Celeste, dhe Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, z. Andrea Cascone. I falenderova për rolin, përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën, në luftë e në paqe, për siguri e për zhvillim”.

“Diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet shteteve në rajonin tonë, për sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme dhe mbështetjen që mund të japë Italia, si dhe për sforcimin e integrimit evropian si forcë demokratizuese. Thellimi i bashkëpunimit me fqinjin më të madh të Ballkanit perëndimor dhe me popullin mik italian do të jenë në agjendë të qeverisë sonë të re”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=759177517915468&id=220997878400104