Lajme

Kurti bashkë me ministra marrin pjesë në ceremoninë shtetërore për Kadarenë

By GAZETA SCANNER 1

July 03, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa nga ministrat do të marrë pjesë në homazhet dhe ceremoninë shtetërore lamtumirëse për shkrimtarin Ismail Kadare.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar merr pjesë në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të Lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare në Kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.” – thuhet në njoftim.

Kujtojmë se për vdekjen e Ismail Kadaresë, sot në Kosovë është shpallur ditë zie shtetërore.